Obiliqi pa Shtëpi të Kulturës (Video)

Kosova

Obiliqi pa Shtëpi të Kulturës (Video)

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 23:44

Dikur në këtë shtëpi mbaheshin 30 aktivitete artistike e kulturore më të rëndësishmet jo vetëm në Obiliq, por në gjithë Kosovën.
Ky objekt, të cilit nga 9 marsi i vitit 2011 i është vënë dryni, tani është shndërruar në një vend mbeturinash e gërmadhash të mbuluari nga pluhuri, transmeton Tribuna Channel.

Aty këtu shihet ndonjë gjurmë që tregon se brenda këtij objekti ka pasur dikur jetë artistike.

Ruzhdi Mirena, përgjegjës i kësaj shtëpie, ka treguar se me mbylljen e këtij institucioni ka pësuar jo vetëm komuna e Obiliqit, por dhe të rinjtë e kësaj qyteze të cilët tani aktivitetet e tyre po i mbajnë në objekte të ndryshme private.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat