Mimoza Kusari-Lila: Kurrë nuk kam folur me Zhbogarin për MTI (Video)

Kosova

Mimoza Kusari-Lila: Kurrë nuk kam folur me Zhbogarin për MTI (Video)

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 22:01

Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka treguar se debati rreth kësaj ministrie, ku është përfshi edhe përfaqësuesi i BE'së, Zhbogar, është shumë i rëndë. Një udhëheqës institucional duhet të dijë për faktet që duhet ti drejtohet institucioneve përkatëse, e jo të bëjë fushata mediatike, thotë ajo.

Përfshirja në debat me këso niveli me udhëheqësit e Bashkimit Evropian në Kosovë, është për veçse papjekuri politike, edhe e dëmshme për Kosovën.

"Konspiracioni se unë, si një kryetare komune në Gjakovë të shkoj deri aty sa me hartu një letër si ajo që flitet. Kjo është zhvlerësim për mu personalisht, por edhe për zotin Zbogar, - theksoi Kusari-Lila gjate një bisede direkte telefonike për Rrokum.

"Kush e ka menduar ketë,, - vazhdoi ajo, "ka bërë padrejtësi ndaj Zbogarit, ndaj Bashkimit Evropian dhe ndaj meje personalisht".

Ajo thotë se asnjëherë, pavarësisht raporteve qe ka Zbogar, nuk ka fol për te tilla gjëra sikurse thuhen ne letrën, te cilën, thotë se ka lexuar në media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat