Edhe një premtim për heqjen e Parkut të Paqes në Mitrovicë (Video)

Kosova

Edhe një premtim për heqjen e Parkut të Paqes në Mitrovicë (Video)

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 21:08

Parku i Paqes në Mitrovicë mund t’i ketë ditët e numëruara. Kështu thotë Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, i cili ishte pjesë e delegacionit kosovar në bisedimet e Brukselit që kishin në fokus urën e Ibrit.

“Më 1 tetor do të pastrohet ura dhe do të shpallet tenderi për projektin i cili ne jemi pajtuar që të fillojë”, tha Bahtiri për Klan Kosova.

Bahtiri dha pak detaje se si do të duket ura pas kësaj date.

“Ura e Ibrit do të jetë urë e lirshme për të gjithë qytetarët dhe do të jetë e lirë edhe për automjete”, tha ai.

Numri 1 i jugut nuk nguroi të tregoi se ai dhe pjesëtarët e tjerë të palës kosovare kundërshtuan edhe diçka nga plani i Brukselit për urën.

Nënshkrimi i marrëveshjes për urën e Ibrit pritet të bëhet në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat