Pallati i Drejtësisë shndërrohet në “Pallati i prishjeve”

Kosova

Pallati i Drejtësisë shndërrohet në “Pallati i prishjeve”

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 21:01

Pallatin e Drejtësisë që nga hapja e përcollën shumë probleme. Kësaj radhe uji bëri shumë telashe në këtë pallat.
Uji nisi të marr zyrat e korridoret në Pallatin e Drejtësisë, në Hajvali, transmeton Klan Kosova.

Deri tek kjo situatë erdhi kur filloi të rrjedh sistemi i ajrosjes.

Si pasojë e këtij defekti, nga tavani ranë edhe disa nga pllakat në korridorin e Gjykatës së Apelit.

Ndryshe, Kompleksi i Pallatit të Drejtësisë, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës, është përuruar më 25 mars.

Shuma e përgjithshme e këtij projekti ishte 30 milionë euro, nga të cilat 26.1 milionë euro janë financuar nga BE-ja në kuadër të “Modernizimit të infrastrukturës në sektorin e sundimit të ligjit”.

Në këtë Pallat, stafi janë vendosur para se ai të përurohet.

Madje, në të kanë ndodhur plotë aksidente.

Disa personave kanë pasur probleme me frymëmarrje madje ka pasur edhe të alivanosur për shkak të mungesës së ventilimit, raftet e arkivit janë rrëzuar, në ashensorë ka mbetur i ngujuar nja Prokurorë për disa orë, madje në oborr ka pasur edhe aksident mes veturash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat