Veseli: Kosova përmbushi obligimet, pret liberalizimin e vizave

Kosova

Veseli: Kosova përmbushi obligimet, pret liberalizimin e vizave

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 17:48

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në një takim zDavid Cullen, kryesues i ri për Njësinë e Kosovës në Bruksel, si dhe Samuel Zhbogar, përfaqësues i BE-së në Kosovë.

Sipas një komunikate për media, bëhet e ditur se në takim u bisedua mbi ecurinë e dialogut për procesin e Stabilizim Asociimit, proces që pritet për së shpejti të përfundojë me nënshkrimin e MSA.

Kryetari Veseli theksoi se Kosova ka bërë punën e saj dhe ka përmbushur obligimet që dalin nga ky proces dhe shprehu besimin se BE-ja shpejt do të nxjerrë vlerësimet e saj pozitive për këtë gjë, duke përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në takim u bisedua edhe për Raportin e Progresit dhe Kryetari Veseli me këtë rast potencoi se Kuvendi i Kosovës ka bërë hapa të rëndësishëm në fuqizimin e mëtutjeshëm të demokracisë parlamentare duke rritur transparencën e procesit ligjdhënës përmes përfshirjes së shtuar të shoqërisë civile dhe mediave në këtë proces.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat