Bie niveli i ujit në Batllavë e Badovc

Kosova

Bie niveli i ujit në Batllavë e Badovc

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 16:52

Rritja e kërkesave për ujë ka bërë që uji në liqenet akumuluese Batllava dhe Badovc të bie.

Ketë e ka bërë të ditur Kompania e Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, po ashtu bëhet e ditur se është shtuar edhe keqpërdorimi i ujit në forma të ndryshme.

Niveli i ujit në liqenin e Batllavës aktualisht është më i ulët për 1 metër nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit është më i ulët për 66 cm nga kuota maksimale.
Për shkak të shpenzimit joracional të ujit KUR ”Prishtina” paralajmëron se brenda 3-4 dite do fillojë me orar të ri të furnizimit me ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat