Ndryshket memoriali i heroinave në Prishtinë (Foto)

Kosova

Ndryshket memoriali i heroinave në Prishtinë (Foto)

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 16:19

Memoriali “Heroinat” në Prishtinë, kushtuar grave që kontribuuan dhe u sakrifikuan gjatë luftës së viteve 1998-1999, ka filluar të zërë ndryshk.

Monumenti u përurua më pak se një muaj më parë, më 12 qershor 2015, si ide e deputetes Alma Lama që më pas u përkrah edhe nga qeveria e Kosovës.

Memoriali paraqet një fytyrë gruaja të krijuar nga një mori fytyrash gruaje në miniaturë, identike me fytyrën rezultuese, transmeton kallxo.com.

Pavarësisht përurimit pompoz, ku morën pjesë Kryeministri Isa Mustafa dhe Presidentja Atifete Jahjaga, sot monumenti ka filluar të humbë shkëlqimin e tij.

Përveç ndryshkut, memoriali është rrethuar nga një shirit që paralajmëron rrezik në gjuhën angleze “Danger”, por nuk ka ndonjë tregues tjetër që shpjegon se për çfarë rreziku bëhet fjalë.

Në ceremoninë e përurimit, Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa vlerësoi kontributin e grave shqiptare.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe unë personalisht do të angazhohemi me të gjitha kapacitetet që roli dhe kontributi i të gjitha nënave, motrave dhe bijave tona, dhe të këtij vendi, të vlerësohet ashtu siç ato e meritojnë”, u zotua Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat