“Më shumë studentë nga Lugina dhe Kumanova në Gjilan”

Kosova

“Më shumë studentë nga Lugina dhe Kumanova në Gjilan”

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 15:57

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Universitetin Publik “Kadri Zeka”, ku është pritur nga rektori Naim Syla.

Kryetari Haziri dhe rektori Syla kanë biseduar kryesisht për fillimin e regjistrimin e studentëve, pasi Universiteti i Gjilanit është i pari në nivel vendi që e ka shpallur konkursin për pranim të studentëve të rinj, njofton kumtesa komunale .

Me ketë rast, kreu i Komunës së Gjilanit ka kërkuar nga përfaqësuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka” që të përfshihen sa më shumë edhe studentët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga Kumanova.

Po ashtu, në këtë takim kryetari Haziri dhe rektori Syla kanë diskutuar edhe për fillimin e ndërtimit të kampusit universitar në kazermën e FSK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat