Ilazi takoi Avokatin e Popullit

Kosova

Ilazi takoi Avokatin e Popullit

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 15:03

Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi është pritur në takim nga Hilmi Jashari, i sapozgjedhur Avokat i Popullit Kosovës.

Gjatë këtij takimi kanë diskutuar për arritjet dhe sfidat e Institucionit të Avokatit të Popullit e sidomos në aspektin e mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut që përbën edhe një shtyllë kryesor në marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian.

Me këtë rast Ilazi dhe Jashari janë shprehur të gatshëm të thellojnë bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve në të mirën e përparimit të agjendës evropiane dhe përafrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat