Dhoma Zgjedhore: Të kufizohet numri imandateve për kryebashkiakët

Kosova

Dhoma Zgjedhore: Të kufizohet numri imandateve për kryebashkiakët

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 14:41

Dhoma Zgjedhore në Shqipëri ka publikuar sot raportin përfundimtar për monitorimin e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Në tërësi zgjedhjet janë vlerësuar si të qeta e të rregullta në krahasim me zgjedhjet e kaluara, por sërish arritja e standardeve nuk ishte në nivelin e duhur pasi ka pasur incidente dhe raste të shitblerjes së votës.

Lutfi Dervishi, përfaqësues i Dhomës Zgjedhore tha se ky raport ka dal me disa konkluzione dhe rekomandime përkatëse në mënyrë që problemet e konstatuara në këto zgjedhje të mos përsëriten në të ardhmen.

Ndër rekomandimet më të rëndësishme Dhoma Zgjedhore veçoi ndryshimin në Kodin Zgjedhor për mundësi të barabarta të subjekteve në garim; po ashtu në zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë listat e hapura për këshillat bashkiakë; të garantohet vota e emigrantëve, të rishikohet numri i mandateve të kandidatëve; të bëhet transparencë me financimin e fushatës dhe pasurinë e kandidatëve; si dhe të mos ketë asnjë emër të inkriminuar në listat për kandidatë për kryetar bashkie.

Dervishi: Të ndalohet kandidimi i personave me të shkuar kriminale

"Së pari rekomandojmë ndryshime në Kodin Zgjedhor për të siguruar që të krijojmë mundësi të barabarta për garim pë r të gjithë subjektet zgjedhore, së dyti rekomandojmë që të ndërmerren hapat e nevojshëm që në zgjedhjet e ardhshme vendore partitë të garojnë me lista të hapura për Këshillin Bashkiak; në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të garantohet votimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë; së pesti rekomandojmë që të rishikohet kuadri ligjor për të vendosur kufizim në numrin e mandateve që një kryetar bashkie mund të kandidojë; së gjashti rekomandojmë marrjen e masave nga organi i Prokurorisë, në veçanti veprat penale që lidhen me shitblerjen e votës, përmes parave apo premtimeve për sigurimin e një vendi pune. Për më tepër i bëjmë thirrje Prokurorisë që të hetojë burimet e financimit të partive politike për shpenzimet elektorale që janë dukshëm disa herë më të larta se të ardhurat e deklaruara prej tyre. Ligji për dekirminalizimin përfshin ndalimin e personave me të shkuar kriminale që kandidojnë si në zgjedhjet ven dore ashtu edhe në ato parlamentare," tha Lutfi Dervishi, analist, dhe pjesë e Dhomës Zgjedhore.

Edhe Afrim Krasniqi analist dhe pjesë e Dhomës Zgjedhore tha se në këto zgjedhje pavarësisht qetësisë dhe rregullsisë që e karakterizoi procesin nga fillimi deri në fund, sërish pati disa zona kuu evidentuan incidente dhe raste dhune.

Duke folur për hartën e zonave të rriskut gjatë procesit zgjedhor, Krasniqi tha se probleme janë evidentuar në Durrës; Vorë; Shkodër; Kukës, Malësi e Madhe. Këto incidente sipas Krasniqit bëjnë që edhe me këto zgjedhje të jemi larg standardeve të BE-së.

Krasnqi: Zgjedhjet shënuan standarde, por shumë larg atyre të BE-së

"Ekziston përsëri një potencial i madh i sjelljes arrogante të disa individëve të cilët kanë imunitet politik dhe janë kryesisht drejtues kryesor politik. Nëse shohim ditën e votimit ne patëm probleme në zonën e Vorës; Malësisë së Madhe, Kamzë; Fi er; Lezhë; Pukë, Berat, çfarë përsëri tregon se megjithëse zonat e rriskut u minimizuan dhe pati një prani të madhe të monitoruesve tanë;e gjithë kjo situatë tregoi që megjithëse standardet tona në këto zgjedhje janë shumë më të mira se zgjedhjet e kaluara përsëri standardet tona janë shumë larg nga standardet normale që duhet të kishte Shqipëria si një vend kandidat për BE," tha Afrim Krasniqi.

Aranita Brahaj tha se gjatë këtyre zgjedhjeve pati presion ndaj administratës zgjedhore për të votuar kandidatë dhe parti të caktuara si dhe nga ana e qytetarëve pati 5 herë më shumë raste të denoncimit të shitblerjes së votës në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013.

Brahaj: U raportuan 5 herë më shumë raste të shitblerjes së votës

"Gjatë këtij procesi zgjedhor për pushtet lokal u konstatua se në mjaft raste sektori dhe administrata publike funksionuan nën presion me qëllim për të maksimalizuar rezult atet zgjedhore për subjekte elektorale të caktuara. Këto presione dhe tentativa për të mobilizuar dhe përdorur asete dhe burime njerëzore të sektorit publik në fushatë u konstatuan dhe u raportuan më të përqëndruara aty ku rikandidojnë kryetarë bashkie në detyrë . Vullneti i votuesit kundrejt rasteve të blerjes së votës edhe në këtë proces zgjedhor në platformën Za'Lart u raportuan 5 herë më shumëraste të blerjes së votës kundrejt procesit zgjedhor të vitit 2013," tha Aranita Brahaj.

Edhe OSBE/ODIHR në raportin paraprak që publikoi para pak javësh konstatoi të njëjtat probleme si monitoruesit shqiptarë, ku më shqetësuese ishin rastet e shitblerjes së votës dhe presionet që iu është bërë punonjësve të administratës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat