AGK dënon kërcënimet ndaj gazetares Serbeze Haxhiaj

Kosova

AGK dënon kërcënimet ndaj gazetares Serbeze Haxhiaj

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 14:13

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka marrë me shqetësim njoftimin për kërcënimet e vazhdueshme të disa individëve të deklaruar si ish eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj Serbeze Haxhiajt, gazetare në mediumin publik Radio Kosova.

Gazetarja Haxhiaj ka njoftuar se është penguar dhe kërcënuar derisa po punonte në temën që ka për qëllim zbulimin e të vërtetave mbi statusin e dëshmorit në luftën e UÇK-së.

Asociacioni i Gazetarëve kërkon nga organet e rendit që t’i identifikojë sulmuesit dhe ta adresojë këtë çështje sipas ligjit.

AGK i bën thirrje menaxhmentit të Radio Kosovës që të garantoj ambient të sigurt për gazetarët që punojnë në tema me interes të publikut, në mënyrë që në asnjë rast të mos ndikohet puna e tyre nga kërcënimet që vijnë nga jashtë.

Njëherësh AGK do të hulumtoj dyshimet e ngritura nga gazetarja Haxhijaj për cenzurë pasi hulumtimi ende nuk është transmetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat