As këtë javë nuk ka seancë për Gjykatën Speciale

Kosova

As këtë javë nuk ka seancë për Gjykatën Speciale

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 13:07

(E plotesuar) - As këtë të enjten nuk do të dërgohet për riprocedim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës amendamenti kushtetutës që i hap rrugën krijimit të Dhomave të Specializuara. Kështu ka bërë të ditur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kryetari i kuvendit Kadri Veseli.

Veseli pasi që njoftoj për pikat e rendit të ditës që do të diskutohen me 9 korrik, tha se në këtë seancë nuk do të ketë asgjë të jashtëzakonshme, duke shtuar se do të shkohet me procedura të buta, në mënyrë graduale.
Se a do të ketë apo jo seancë për Gjykatën Speciale, Veseli nuk ka dhënë një përgjigje të qartë, duke thënë se kjo mbetet të shihet për javën që vjen.

Veseli: Do shohim për javën e ardhshme nëse do të procedohet Gjykata Speciale

“Nuk kemi këtë javë, të enjten nuk do të procedojmë për Gjykatën Speciale. Në momentin kur nuk procedojmë nuk do të diskutojmë… Për javën e ardhshme të shohim”, tha Veseli.

Veseli tha se është me shumë rëndësi që gjatë kësaj situate të ruhet partneriteti dhe marrëdhëniet e mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vend et e Bashkimit Evropian.


Veseli: Duhet ta ruajmë partneritetin me SHBA dhe BE-në

“ Ne kemi një rregull në kryesi se si i procedojmë në kuvend, këtu faktikisht ne presim nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të marrë iniciativën pastaj kryesia e Kuvendit do të procedoj. Kjo ështënjë situatë, ajo që dëshiroj të ritheksoj pra është shumë me rëndësi që gjatë kësaj kohe ta ruajmë partneritetin me SHBA dhe partnerët tanë perëndimore dhe në të njëjtë kohë nga kjo situatëduhet të dalim më të bashkuar, kurrsesi nuk duhet të dalim të ndarë mes veti si spektër politik”, tha Veseli.

Veseli foli edhe për Asociacionin e Komunave Serbe, dhe për kompetencat që ky asociacion do t’i ketë, duke deklaruar se institucionet e vendit nuk duhet të bëjnë asgjë më shumë se sa të respektojnë dhe të veprojnë në ba zë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.

Veseli: Duhet ta respektojmë kushtetuan e vendit

“Unë jam i bindur se Qeveria e Republikës së Kosovës do të bartë vullnetin qytetarëve të Republikës së Kosovës, do ta ruaj tërësinë e sovranitetit e cila dhe nukbesoj se ne duhet tëmendojmë tani në paragjykime, në kompetencat ekzekutive që krijojnë pushtetet e dyta dhe të treta, realisht e dimë edhe ne ligjet i kemi këtu, kushtetutën e kemi, asgjë më shumë nuk duhet të veprojmë se sa t’i respektojmë ato”, tha Veseli.

Veseli tha se në momentin kur do të procedohet për Gjykatën Speciale nga qeveria për në kryesi të kuvendit e më pas tek deputetët, vendimmarrja do të jetë në interes të vendit dhe të bashkëpunimit me BE-në.

Se a do të jenë të vetëdijshëm apo jo deputetët e subjektit të tij PDK-së për t ë votuar pro Speciales, Veseli tha se ata janë të vetëdijshëm se partneriteti me SHBA-në dhe BE-në duhet të vazhdojë.

Ndryshe, në mbledhje që zgjati rreth një orë e gjysmë nuk u prononcuan asnjë nga shefat e grupeve parlamentare.

Në seancën e së enjtes e cila do të filloj në orën 10:00 do të bëhet shqyrtimi i dy projektligjeve – për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin dhe për faljen e borxheve publike, si dhe i dy raporteve për vitin 2014 – atij të Bankës Qendrore dhe të Fondit të Kursimeve Pensionale.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli të martën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me atë se kur do të mbahet seancë plenare për krijimin e Gjykatës Speciale.

Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit përsëriti qëndrimin se me rëndësi është të ruhet uniteti i brendshëm dhe partneriteti me ndërkombëtarët.

Ndryshe, seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 9 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat