Nëse themelohet Specialja, EULEX mbyllë Task forcën për krime të luftës

Kosova

Nëse themelohet Specialja, EULEX mbyllë Task forcën për krime të luftës

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 12:24

Nëse Kuvendi i Kosovës arrin t’i miratoj ndryshimet Kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, Task forca për hetimin e krimeve të pretenduara gjatë luftës në Kosovë që është në kuadër të EULEX-it do të mbyllet.

Kështu tha shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, i cili shtoi se EULEX dhe Gjykata Special nuk do të kenë asgjë të përbashkët.

“Nëse Kuvendi i Kosovës i miraton ndryshimet kushtetuese, Task forca dhe Dhomat e specializuara do të jenë pjesë e sistemit Kosovare dhe jo të EULEX-it... EULEX do ta mbyllë Task forcën për hetimin krimeve të luftës, nëse krijohet Specialja”, tha Meuci.

Ai këtko komente i bëri me gjatë dhurimit të 15 veturave për Doganën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat