Tahiri: AKS-ja me simbole të Kosovës në Graçanicë

Kosova

Tahiri: AKS-ja me simbole të Kosovës në Graçanicë

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 12:13

Kryetari i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri ka thënë se Asociacioni i komunave Serbe duhet të ketë selinë në Graçanicë si dhe stema bashkë me simbolet e tij duhet të përshtaten me identitin e Kosovës.

Sipas tij, nëse ndodh e kundërta atëherë do të ketë provokime.

Ndërkaq, sa i përket kompetencave të këtij asociacioni ai e porositi palën kosovare të përfshirë në bisedime me Serbinë që të ketë shumë kujdes në këtë aspekt sespe sipas tyre serbët nuk e mohojnë dëshirën e tyre që të kenë në një entitet brenda Kosovës, njofton Klan Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat