MD demanton lajmin: Ministri Murati shpenzon afër 8 mijë euro për mobile

Kosova

MD demanton lajmin: Ministri Murati shpenzon afër 8 mijë euro për mobile

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 11:58

Ministria e Diasporës përmes një komunikate për media ka dematuar lajmin rreth shpenzimit të 8 mijë eurove për mobile, nga ana e ministrit Valdon Murati.

Ja komunikata e plotë:

Demant i lajmit të Portalit “ORAinfo” me titullin “Ministri Murati shpenzon afër 8 mijë euro për mobile”
Të nderuar staf editorial i portalit ORAinfo,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të nderuar zyrtarë të KPM-së,
Sot, portali në fjalë ORAinfo, ka publikuar lajmin se zyra e Ministrit Murati ka porositur për të blerë mobile në vlerë të 8 mijë euro, ashtu që kjo zyre “të duket më e bukur”, shkrim i cili është ri publikuar/cituar edhe nga portale të tjera.
Divizioni për Komunikim në Ministrinë e Diasporës, përgënjeshtron këtë lajm, duke informuar se tenderi për furnizimin me mobile të reja esenciale për punë, është bërë për gjithë stafin dhe zyrat e Ministrisë së Diasporës. Po ashtu, në tenderin e apostrofuar, asnjë produkt nuk i është dedikuar zyrës së Ministrit Murati apo cilësdo zyre të kabinetit/stafit politik të Ministrisë së Diasporës.
Portali në fjalë ORAinfo, nuk kanë dërguar asnjë pyetje për sqarim në divizionin për Komunikim të Ministrisë së Diasporës, për të marrë informacionin e saktë.
Në këtë kontekst, ftojmë gazetarët e portali ORAinfo, që para se të publikohen shkrime tendencioze të pa baza, të na vizitojnë në zyrën e MeD, për tu njoftuar për së afërmi me kushtet e punës, marrë parasysh faktin që objekti në të cilin Ministria e Diasporës qëndron aktualisht është kategorizuar si “i rrezikshëm për punë dhe shëndetin e punëtoreve” nga Inspektorati i punës.
Po ashtu, kërkojmë nga portali ORAinfo si dhe portalet e tjera të cilat kanë cituar këtë shkrim që të publikojnë demantin e artikullit në fjalë me informacionet e sakta.
Ministria e Diasporës mbetet e përkushtuar për transparencë të plotë në raport me mediat për të gjitha çështjet qofshin ato financiare apo operacionale të saj./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat