Alarm për Asociacionin

Kosova

Alarm për Asociacionin

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 08:47

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar se Asociacioni i Komunave Serbe është ndër temat më të vështira gjatë bisedimeve në Bruksel me palën serbe, madje duke paralajmëruar se mund të ketë edhe kompromise për këtë çështje.
Deklaratat e tilla të shefit të ekzekutivit janë përcjellë me reagime të ashpra nga opozita në Kuvendin e Kosovës, të cilët kanë thënë se partitë e koalicionit qeverisës janë një hap drejt krijimit të një entiteti autonom serb brenda Kosovës.

“Kryeministri duhet ta ketë të qartë që ndarja e Kosovës përmes ‘Zajednicës’ është e papranueshme”, ka deklaruar kreu i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri.

Sipas përfaqësuesve të opozitës çdo zgjidhje, e cila pa marrë parasysh formën, do të krijonte në realitet prej asimetri pushtetesh, do të jetë e dëmshme për Kosovën, sepse do të prodhohej një sistem jofunksional dhe joperspektiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat