MKRS kishe shpenzuar 67,000 euro derivate për veturat private

Kosova

MKRS kishe shpenzuar 67,000 euro derivate për veturat private

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 07:48

Në Ministrinë e Kulturës, në kohën kur ishte udhëhequr nga ministri Memli Krasniqi, janë evidentuar mjaft parregullsi si në prokurim, në shpenzimin e derivateve dhe në kompensime jo të rregullta etj.

Sipas Auditorit, shpenzimet e derivateve për automjetet zyrtare e private, të gjeturat janë se Ministria nuk mirëmban regjistrat për vijueshmërinë e shfrytëzimit të veturave zyrtare dhe pa ndonjë vendim paraprak, janë paguar 54,321 litra apo mbi 67,000€ për derivatet për shfrytëzimin e veturave private të stafit të Ministrisë.
“Pagesat e tilla janë në kundërshtim me rregulloret e aplikueshme. Dobësitë e identifikuara më lart janë sinjal që nuk janë të vendosura kontrollet e duhura menaxheriale në shfrytëzimin e automjeteve zyrtare. Rreziku Aprovimi i mbulimit të shpenzimeve të derivateve të veturave private, dhe mosndjekja e udhëzuesve përkatës kanë rezultuar me shpenzim të paarsyeshëm dhe të parregullt të buxhetit”, thotë ZAP.

Sipas Auditorit, një zyrtar i kësaj Ministrie ishte pezulluar nga detyra e tij me dakordim nga Menaxhmenti për kryerjen e një funksioni tjetër publik, ku rse nga muaji prill është kthyer në Ministri dhe është kompensuar retroaktivisht për muajt paraprak me 916€ përkundër mungesës në punë.

“Kompensime jo të rregullta të punonjësve të Ministrisë. Pagesa ndaj nëpunësit përkundër mungesës në punë, një zyrtar ishte pezulluar nga detyra e tij me dakordim nga Menaxhmenti për kryerjen e një funksioni tjetër publik. Nga muaji prill është kthyer në Ministri dhe është kompensuar retroaktivisht për muajt paraprak me 916€ përkundër mungesës në punë”, thuhet në raport.

Sipas raportit në 15 raste për kompensimin e zyrtarëve të MKRS-së prej 1,727€ ka munguar kërkesa/aprovimi për punën e kryer. Në dy raste puna gjatë vikendit nuk është evidentuar fare. Në tri raste prej (406€), kërkesat dhe aprovimet janë bërë drejtpërdrejtë të ZKA, kompensimi i pagave më të larta sesa që ishin në kontratë.

“Pesë zyrtarëve të angazhuar me kontrata për shërbime të veçanta u ishin paguar nga 375€ përderisa në kontrata pagat mujore ishin 337€. Kjo ka shkaktuar mbi pagesa në vlerë 531€; dhe të gjeturat e shpalosura më lart kanë ndodhur sepse ka munguar monitorimi i mirëfilltë i burimeve njerëzore dhe nuk ishin aplikuar rregulloret e jashtme me konsistencë”, thuhet në raport.

Pagesat për punëtorët përkundër mungesës në punë dhe jo në harmoni me kontratat rezulton me pagesa të tepërta/parregullta dhe zvogëlimin e efektivitetit të Organizatës. Mungesa e kontrolleve adekuate tek kompensimet për punë shtesë mund të rezultojë me pagesa të dyfishta dhe për punët që janë kryer në kuadër të orarit të punës apo nuk janë kryer fare.

Dobësi sistematike janë evidentuar edhe në prokurim. Nga shqyrtimi i 16 kontratave, Auditori ka identifikuar këto çështje: “Janë kryer pagesa për punë që nuk janë kryer për projektet në vijim:Për ndërtimin e Palestrës Sportive në Istog, vlera e paguar në total ishte 823,507€. Ishte paguar diku rreth 70% e kontratës derisa ishin përfunduar më pak se 50% të punëve të kontraktuara”, thotë raporti zyrtar për këtë Ministri. Pas vërejtjeve të auditorit dinamika e punimeve ka filluar të përmirësohet.

Kurse, për “Palestrën Sportive në Rahovec”, vlera e paguar për punë të pakryera ishte 143,402€“; dhe për “Palestrën Sportive në Skenderaj”, vlera e paguar për punë të pakryera ishte 33,420€. Kontratat ishin lidhur në 2009 dhe sipas planit të rishikuar dinamik, punimet do të duhej të përfundonin deri në vitin 2014. Deri në qershor 2015 ato nuk ishin kryer ende. Projektet nuk kanë qenë të sakta ngase gjatë punimeve është shfaqur nevoja për sasi më të mëdha të materialeve sesa janë të parapara me paramasë dhe të kontraktuara.

“Rastet e mësipërme rezultojnë në pagesa të parregullta, krijojnë mundësinë për menaxhim jo të mirà « të financave si dhe eventualisht mund të ndikojnë në mos përfundimin e duhur të projekteve. Kryerja e pagesave në mungesë të raportit të pranimit - Për “Restaurimin e shtëpisë së Familjes Dukagjini në Prizren” janë paguar 3,377€ në mungesë të raportit nga Komisioni për pranimin teknik të punëve. Raporti i pranimit kishte munguar edhe në dy raste tjera - për furnizimim me klima elektronike si dhe ngjyrosja e sallës së Galerisë Qafa”, thotë ZAP.

Procesimi i pagesave në mungesë të raportit për punën e kryer/mallin e dorëzuar nuk jep siguri nëse ajo që është paguar është pranuar në sasinë dhe cilësinë e duhur. Planifikimi joadekuat i nevojave për blerje - Planifikimi joefektiv ka bërë që të dalin nevojat për furnizime të përsëritura përgjatë vitit. Furnizimet kishin të bënin me artikuj me vlerë të vogël dhe ato ishin siguruar përmes kuotimit të çmimeve.

“Mirëpo, në rastet kur furnizimet ishin të natyrës së ngjashme, blerja e përbashkët (e grumbulluar) e tyre do të ofronte mundësinë për zhvillimin e procedurave më konkurruese dhe eventualisht arritjen e vlerës më të mirë për paranë e shpenzuar. Kërkesat e njësive kërkuese nuk ishin të qarta – Në 11 mostrat e testuara në BKK, me vlerë 56,353€, kërkesat për blerje nuk ishin të qarta dhe nuk përmbanin informata lidhur me specifikat e punëve/shërbimeve të kërkuara. Për më tepër, tek dy kontrata6 kërkesat për inicim të procedurave të prokurimit përmbanin edhe çmimin e saktë të kontratës”, thotë ZAP.

Auditori ka vërejtur se është bërëavancimi/transferi i stafit në kundërshtim me rregulloret. Sipas këtij raporti, dy zyrtarë ishin avancuar duke mos e përmbushur kohën minimale në gradën ekzistuese. Ndërsa në rastin tjetër gradimi ishte bërë në dy grada më të larta se sa që është e lejuar me kriteret ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat