Hoxhiq: Është koha të shohim zbatimin e marrëveshjeve

Kosova

Hoxhiq: Është koha të shohim zbatimin e marrëveshjeve

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 07:41

Shefja e Zyrës administrative në Mitrovicë, në pjesën e veriut, Adriana Hoxhiq ka thënë se gjendja në veri është stabile, por, sipas saj, qytetarët kanë mbetur peng i politikave të larta.

Ajo tha për ‘Epokën e re’ se ka ardhur koha që në praktikë të shihen rezultatet e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Hoxhiq ka vlerësuar se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është i nevojshëm, por nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive.

Sipas saj, ky asociacion nuk do të duhej të përzihej në punët e vetëqeverisjes lokale.

Hoxhiq ka theksuar se për këtë çështje Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një kompromis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat