Hykmete Bajrami ia kthen Zbogarit: Edhe miqtë e ndërkombëtarëve do t’i largojë

Kosova

Hykmete Bajrami ia kthen Zbogarit: Edhe miqtë e ndërkombëtarëve do t’i largojë

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 21:27

Përfaqësuesi i lartë i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar e ka akuzuar rëndë ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami në një letër dërguar asaj.

Zbogar thotë se puna e mirë që është bërë në të kaluarën në MTI, po rrënohet nga Ministrja Bajrami. Sipas tij, nëse vazhdohet kështu, Kosova do të dështojë në të gjitha fazat e integrimeve evropiane

Ai thotë se ndryshimet që Ministrja i ka bërë së fundmi në administratën e MTI-së në sektorin e resurseve njerëzore, ka larguar nga puna njerëz profesionistë me performancë të shkëlqyeshme.

Pas kësaj letre ka reaguar ministrja Bajrami.

Sipas saj, rrënimi i Ministrisë nuk do të thotë lufta kundër korrupsionit, e lufta kundër korrupsionit d.m.th. luftim i të korruptuarve edhe nëse ata janë anëtar të familjes, të partisë, të gjithë pa përjashtime bile edhe atëherë kur ndodhë që ata të jenë miq me ndërkombëtarët.

Këtë reagim ministrja Bajrami e ka bërë në rrjetin Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat