LDK “degradon” Teuta Sahatqiun

Kosova

LDK “degradon” Teuta Sahatqiun

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 18:41

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me propozimin e kryetarit Isa Mustafa, sot gjatë ditës ka zgjedhur nënkryetarët dhe sekretarin e partisë.

Në këtë mandat, nënkryetarë do të jenë, Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Haki Rugova.

Por ajo që bijë në sy është se nënkryetarja e deritanishme e LDK-së, Teuta Sahatqija, nuk i është besuar karriga e nënkryetares edhe për një mandat.

Madje, Sahatqija nuk do të jetë as pjesë e Kryesisë së re të LDK-së.

Si duket performanca e dobët e saj brenda partisë, e ka shtyrë Isa Mustafën që të lë atë jashtë strukturave kyçe të partisë ish-nënkryetaren.

Ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare ajo ka marrë shumë pak vota.

Sidoqoftë më herët është raportuar se Teuta Sahatqija pritet të emërohet konsullente e Kosovës në New York, në vend të Vlora Çitakut e cila pritet të jetë ambasadore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat