Deputetët e AAK-së evidentojnë prioritetet qytetare para rishikimit të buxhetit në Kuvend

Kosova

Deputetët e AAK-së evidentojnë prioritetet qytetare para rishikimit të buxhetit në Kuvend

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 18:09

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i udhëhequr nga kryetarja e grupit, Donika Kadaj-Bujupi, ka nisur sot agjendën e vizitës nëpër komuna të Kosovës.

Temë qendrore e kësaj agjende vizitash është ngritja e prioriteteve të qytetarëve të vendit para rishqyrtimit të buxhetit nga Kuvendi i Kosovës.
Kadaj-Bujupi dhe deputetët e Aleancës kanë vizituar në këtë kuadër Komunën e Obiliqit, të Lypjanit dhe atë të Shtimjes.

Në Komunën e Obiliqit ata janë pritur nga kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, nga drejtorët komunalë dhe asambleistët e AK të Obiliqit.

Ndërsa në Komunën e Lypjanit janë takuar me Nënkryetarin e Komunës, Fitim Selimi, drejtorët komunalë dhe asamblistë të shumtë.

Temë në këto takime ishte mundësia e bashkëpunimit në nivelin lokal dhe atë qendror, investimet nëpër sektorë të ndryshëm, rishikimi i buxhetit nga Kuvendi i Kosovës dhe investimet e parapara për projekte konkrete nëpër komuna.

Është diskutuara edhe për angazhimin e deputetëve të AAK-së nëpër komisionet përkatëse, për t'i shtyrë përpara projektet e rëndësishme që shkojnë në favor të përmirësimit të jetës së qytetarëve të vendit.

U konkludua se buxheti i Republikës se Kosovës, si instrument kryesor i aksionit ekonomik të qeverisë, nuk duhet trajtuar si pronë që i takon qeverisë dhe nuk duhet të shpërndahet, bazuar në agjendat dhe prioritetet e pushtetit, por sipas interesit të qytetarit dhe kriterit të kthimit të taksave tek qytetarët, sipas kontributit dhe nevojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat