Kjo është kryesia e re e LDK-së

Kosova

Kjo është kryesia e re e LDK-së

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 17:08

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur kryesinë e re. Agim Veliu, Haki Rugova dhe Lutfi Haziri janë zgjedhur nënkryetar të partisë. Ndërsa, sekretar është zgjedhur Ismet Beqiri.

Të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së votuan pro zgjedhjes së nënkryetarëve dhe sekretarit. Ndërkohë, sipas kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, pritet që edhe dy nënkryetar të zgjedhën në shtator.

Votimi është bërë i hapur me ngritje dore.

Kryesia e re e LDK-së pasurohet me emra të rinj!

Lidhja Demokratike e Kosovës zgjedh Kryesinë e re në përbërje të së cilës janë këta emra: Isa Mustafa, Agim Veliu, Haki Rugova, Lutfi Haziri, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Muharem Sfarqa, Gazmend Muhagjeri, Anton Quni, Vlora Dumoshi, Skender Hyseni, Avdullah Hoti, Besa Gashi, Rita Hajzeraj, Naser Osmani, Lutfi Zharku, Arban Abrashi, Kujtim Shala, Sali Asllanaj, Armend Ibrahimi dhe Lirie Kajtazi.

LDK fillon mbledhjen e këshillit, mungojnë Vjosa Osmani dhe Arben Gashi

Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar takimin e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ku pritet të votohen anëtarët e rinj të kryesisë së partisë. Megjithatë, aty nuk u pa Vjosa Osmani dhe Arben Gashi.

Në kryesinë e kaluar të LDK-së ishin: Isa Mustafa, Sabri Hamiti, Teuta Sahatçiu, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Hanefi Muharremi, Agim Veliu, Vjosa Osmani, Skender Hyseni, Lutfi Haziri, Sanije Aliu, Gazmend Muhaxheri, Naser Osmani, Ramë Manaj, Abdullah Hoti, Lirie Kajtazi, Xhafer Tahiri, Kujtim Shala, Arsim Janova, Sali Morina, Fevzi Berisha e Anton Quni.

Zgjedhjet në LDK janë mbajtur para një muaji. Aty është rizgjedhur Isa Mustafa Kryetar me aklamacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat