Misioni Vlerësues i Komisionit Evropian e nis me Vushtrrinë

Kosova

Misioni Vlerësues i Komisionit Evropian e nis me Vushtrrinë

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 16:48

Përfaqësuesit e Misionit Vlerësues të Komisionit Evropian kanë qëndruar sot në komunën e Vushtrrisë, ku janë pritur nga kryetari Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku dhe kryesuesi i Kuvendit të komunës, Shpëtim Zhegrova.

Gjatë këtij takimi, Helen Larsson, zyrtare e Komisionit Evropian për të drejtat e njeriut, trashëgiminë kulturore dhe çështje gjyqësore, u interesuar për funksionimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi dhe raportin e tij më Kuvendin e Komunës, raporton Veriu.info.

Kryetari Mulaku iu përgjigj të gjitha çështjeve për të cilat shprehu interesim përfaqësuesja e Misionit Vlerësues të Komisionit Evropian, me ç’rast e njoftoj edhe rreth historikut të komunës, përparësive dhe sfidave me të cilat po përballet kjo komunë, me investimeve të ndryshme, raporteve ndërmjet komuniteteve, situatën e sigurisë si dhe proceset e zhvillimit ekonomik dhe zhvillimin e bujqësisë.

Me këtë rast Helen Larsson është shprehur e kënaqur më të arriturat e kësaj komune, përkundër vështirësive që ka pasur.

Ajo ka thënë se ne jemi këtu për ta ndihmuar Komunën dhe gjithë Kosovën dhe jam shumë e kënaqur me projektet të cilat janë investuar në këtë Komunë, dhe ne projektet të cilat i bëjmë çdo herë i bëjmë për popullin dhe në partneritet me ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat