Thaçi për DerSpiegel: Kosova për pesë vite anëtare e NATO-s, për dhjetë e BE-së

Kosova

Thaçi për DerSpiegel: Kosova për pesë vite anëtare e NATO-s, për dhjetë e BE-së

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 16:35

Në Berlin, shkruan Spiegel, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga kancelarja Angela Merkel pranimin e shpejtë të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Thaçi ka thënë se Kosova është një vend i mundësive, por se ende kemi çështje të pazgjidhura.

“Në Bruksel tashmë po diskutojmë për asociacionin e komunave të banuara më serbë në veri. Kjo nuk guxon të mbetet pjesë për tensione nga Beogradi. Po ashtu po bisedojmë për energjetikën, urën e lumit Ibër, që e ndanë Mitrovicën. Dhe, gjithashtu për një prefiks, që është simbol i bashkimit. Unë besoj në këtë. Për pesë vite Kosova mund të jetë anëtar në NATO dhe për dhjetë vite në Bashkimin Evropian”, ka thënë Thaçi për DerSpiegel.

E përjavshmja gjermane, Thaçin e ka pyetur edhe për Gjykatën Speciale, duke e trajtuar këtë si një prej kushteve ndaj Kosovës për anëtarësim në BE, e cila ndërlidhet me krimet e luftës.

Për këtë, zëvendëskryeministri Thaçi ka thënë se dëshirojmë që ky kapitull të përmbyllet përgjithmonë dhe për t’i hequr hijet e këqija nga Kosova, do ta themelojmë edhe Gjykatën Speciale.

Spiegel e ka pyetur Thaçin edhe për akuzat kundër tij, si për krime lufte, ashtu edhe për tregti të organeve të pengjeve serbe.

“Çështja me tregtinë e organeve është një fantazi e pastër. Kjo është një produkt i armiqve tanë, që me shpifje tentojnë të arsyetojnë luftën e humbur. Unë besoj në drejtësi dhe nuk kam asgjë për tu frikësuar”, ka thënë Thaçi.

Kurse, i pyetur nga Spiegel për dëshmitë që shërbimet sekrete dhe prokurorët mund të kenë mbledhur për krime lufte, Thaçi nuk ka përjashtuar mundësinë që ndonjë individë edhe mund të ketë bërë ndonjë keqpërdorim, por ai ka thënë se UÇK ka bërë një luftë të drejtë dhe e ka fituar atë.

“Ne e kemi arritur pavarësinë dhe do të mbijetojmë edhe gjykatën”, ka thënë Thaçi.

Për ikjen e e qytetarëve të Kosovës drejt Gjermanisë në fillim të vitit, zëvendëskryeministri Thaçi ka thënë se njerëzit janë mashtruar me gënjeshtrat e kriminelëve, të cilët kanë dhënë premtime të rrejshme dhe kanë bërë biznes me ta.

Ai ka thënë se izolimi dhe padrejtësitë ndaj Kosovës i forcojnë fenomenet negative.

“Një Kosovë jashtë Evropës është për BE-në edhe më e rrezikshme, sesa anëtarësimi. I ashtuquajturi “Shteti Islamik” tenton tash që tek disa qytetarë të frustruar, që janë shumicë myslimane, të fitojë simpatizantë për ta. Edhe Rusia po e forcon ndikimin e saj të komuniteti serb“, ka thënë Thaçi për Der Spiegel.

Lexo intervisten e plotë: Außenminister des Kosovo: "Wie ein Gefängnis mitten in Europa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat