Lumezi e Myrtaj flasin për komunitetin RAE

Kosova

Lumezi e Myrtaj flasin për komunitetin RAE

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 14:49

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim pune zëvendësministrin e Administratës Publike në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Mustafë Myrtaj. Në takim u diskutua për integrimin e komunitetit egjiptian, ashkali e rom, në sistemin e drejtësisë, në Republikën e Kosovës.
Kryeprokurori Lumezi duke i ofruar bashkëpunim nga ana e tij zëvendësministrit Myrtaj, premtoi se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit do ta mbështes integrimin e komunitetit egjiptian, ashkali e rom në radhët e prokurorëve dhe stafit mbështetës në sistemin prokurorial të Kosovës.

Kryeprokurori Lumezi njoftoi zëvendësministrin Myrtaj se Këshilli Prokurorial nga kandidatët njëlloj të kualifikuar për të shërbyer si prokurorë u jep përparësi anëtarëve nga komunitetet që nuk janë shumicë në vendin tonë, ashtu siç është paraparë edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ndër të tjera gjatë këtij takimi u diskutua edhe për uzurpimin e pronave të këtij komuniteti në vendin tonë.

Lidhur me këtë, kryeprokurori Lumezi tha se do të kërkoj nga prokurorët, që këtyre rasteve t’i japin prioritet, duke i ndjekur ata që në mënyrë të kundërligjshme kanë uzurpuar ato prona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat