Kryetari Agani takoi kryetarin e qytetit të Beshiktashit

Kosova

Kryetari Agani takoi kryetarin e qytetit të Beshiktashit

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 14:11


Kryetari i Partisë së Drejtësisë, që njëherësh ështe edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka takuar kryetarin e qytetit të Beshiktashit, Murat Hazinedar dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Sait Yalazay.

Kryetari Agani me delegacionin turk, ishin të ftuar në një iftar dhe syfyr të përbashkët, ku shfrytëzuan rastin të bisedonin për bashkëpunimin e ndërsjellë të dy shteteve mike në të gjitha fushat, ku objektivat e dy popujve janë të përbashkëta të ndërthurura me një kulturë qindravjeçare.

Në këtë takim Agani shprehi qëndrimet e Partisë së Drejtësisë, duke pohuar se mbeten të përkushtuar në ndërtimin e raporteve të shëndosha me të gjitha institucioonet e shtetit turk.

Kryetari i qytetit të Beshiktashit, Murat Hazinedar, falenderoi kryetarin Agani, për mikëpritjen e ngrohtë, ndërsa shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet kosovare, me qëllim zhvillimin dhe përparimin e mëtutjeshëm të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat