OVL UÇK: Jemi kundër që Ministria e Mbrojtjes në Ekzil të përfshihet në listat e veteranëve

Kosova

OVL UÇK: Jemi kundër që Ministria e Mbrojtjes në Ekzil të përfshihet në listat e veteranëve

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 13:50

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë kundërshtuar futjen në listat e dëshmorëve, veteranëve, pjesëtarëve apo pjesëmarrësve në listat e ushtarëve strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Ekzil.

Përmes një reagimi këto shoqata konsiderojnë se asnjëherë Qeveria në Ekzin nuk e ka njohur luftën e UÇK-së dhe sipas tyre, futja e tyre në lista po bëhet për qëllime politike.

“Ne konsiderojmë se komisioni me këto veprime, duke futur si dëshmor, veteran, pjesëtar apo pjesëmarrës në listat e ushtarëve, struktura siç ishte Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Ekzil, që asnjëherë nuk e kanë njohur luftën e UÇK-së dhe asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e strukturave të saj, bëhet me qëllime të caktuara dhe për interesa të politikes ditore që qëllimin e vetëm e kanë falsifikimin e historisë dhe degradimin e luftës çlirimtare. Duke i parë shkeljet e ligjit, në këtë rast por edhe raste të tjera qysh prej fillimit të verifikimit, ftojmë Prokurorinë e Shtetit që sipas detyrës zyrtare të hetoj çdo shkelje që bjen në kundërshtim me Ligjet në fuqi Nr.04/L-054 dhe Nr.04/L-261”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.

Përmes një sqarimi kjo organizatë konsideron se është dashur t’i konsultojë Komisioni Qeveritarë për Verifikimin e Veteranëve, para se të vendosej që të merret një vendim i tillë.

“Ne përfaqësuesit e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, që jemi pjesë e komisionit, konsiderojmë se kjo çështje do të duhej të diskutohej me anëtarët e komisionit në mbledhje të thirrur nga kryetari i komisionit, para se të vendosej për publikim të këtyre listave. Pas publikimit të listave të futura në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe njësitë vartëse, përkatësisht Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës në Ekzil, konsiderojmë se është bërë tejkalim i kompetencave nga ana e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat janë në kundërshtim me ligjin për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ligji Nr.04/L–261, përkatësisht”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat