Seancat e kësaj jave në rastin Ivanoviq mund të jenë të mbyllura

Kosova

Seancat e kësaj jave në rastin Ivanoviq mund të jenë të mbyllura

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 13:48

Seancat e parapara për këtë javë në gjykimin kundër Ivanoviqit dhe të tjerëve mund të jenë të mbyllura për publikun.
Kjo mund të ndodhë për arsyen se në këto seanca janë paraparë dëshmitarë të mbrojtur.

Lajmin e konfirmoi për KALLXO.com përfaqësuesi i prokurorisë për palët e dëmtuara Burhan Maxhuni.

Maxhuni tha se në orën 13:00 gjykata pritet të vendosë se a do të jenë të mbyllura, apo të hapura seancat kundër Ivanoviqit dhe katër personave tjerë.

Seancat e kësaj jave janë paraparë të zhvillohen çdo ditë nga e hëna deri të enjten.

Në këtë proces gjyqësor, Ivanoviq akuzohet të ketë kryer krime të luftës gjatë vitit 1999. Ai gjithashtu, bashkë me ish-policin serb, Dragolub Delibashiq, akuzohet të ketë kryer vrasje gjatë përleshjeve, të cilat lanë 10 shqiptarë të vrarë dhe shumë të plagosur në shkurt të vitit 2000.

Tre të akuzuar tjerë, Ilija Vujaçiq, Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Llazoviq, akuzohen për vrasje dhe tentim-vrasje në shkurt të vitit 2000.
Disa nga dëshmitarët e këtij gjykimi kanë thënë se e kanë parë Oliver Ivanoviqin duke organizuar sulmet në natën mes 3 e 4 shkurtit të vitit 2000.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat