Reagon BIK-u: Të zbardhet sa më parë rasti i djegies së pronës në Llapushnik

Kosova

Reagon BIK-u: Të zbardhet sa më parë rasti i djegies së pronës në Llapushnik

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 13:43

Para disa orëve mediat kanë raportuar se në Llapushnik të Drenasit ishte djegur një pronë e një banori, për të cilin ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës, duke thënë se janë të shqetësuar për këtë rast.
Në një komunikatë për media, ata kanë kërkuar nga organet kompetente që sa më shpejt të zbardhet rasti i djegies së pronës të pronarit në Llapushnik.
“Kryesia e BIK-ut kërkon nga organet kompetentet që më parë të ndriçojnë rrethanat e djegies së pronës në Llapushnik, ndërsa në të njëjtën kohë apelon te të gjithë që mos të prejudikojnë motivet e aksidentit pa pasuar version zyrtarë nga organet kompetente”, thuhet në reagimin e BIK-ut.
Ata kanë thënë se populli shqiptar dhe Bashkësitë fetare kanë qenë gjithmonë të përkushtuar në kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimit ndërfetar.
“Populli ynë dhe Bashkësisë tona fetare historikisht kanë qenë të përkushtuar në kultivimin e tolerancës e mirëkuptimit ndërfetar e ndërnjerëzor e mbi të gjitha mirëkuptim ndërvëllazërorë. Mbesim të përkushtuar që këto vlera të popullit tonë për asnjë motiv të mos cenohen”, përfundon reagimin e tyre BIK-u.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat