Mustafa: E kemi borxh t’i zbardhim vrasjet e pasluftës

Kosova

Mustafa: E kemi borxh t’i zbardhim vrasjet e pasluftës

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 12:27

(I plotësuar) - Sot është shënuar 17 vjetori i Betejës së Logjës së luftës së UÇK-së. Në këtë betej kishin rënë Rrustem Buriqi, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj, ndërsa Tahir Zemaj, pjesmarrës në këtë betej ishte vrarë pas luftës.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka mbajtur një fjalë rasti në shënimin e 17 vjetorit të kësaj beteje.
Mustafa ka thënë se shkuarja e parakohshme e Zemajt është fundi më absurd. Mustafa ka thënë se ua kanë borxh viktimave që t’i zbardhin vrasjet e pasluftës.

“Në mënyrë të veçantë përkujtojmë të rënët në këtë betejë, duke u bërë flijim për lirinë e atdheut. Beteja e Logjës shquhen për bashkëpunim ushtarak dhe kjo betejë sot është një synim për fitore me ushtarët e tyre që njihnin dhe respektonin institucionet legjitime të Kosovës. Për fat të keq shkuarja e parakohshme e Tahir Zemajt është fundi më absurd që mund të kishte një hero si Tahir Zemaj. Ky akt gjyqtar pati indinjuar tërë Kosovën dhe Amerikën.

Serbia kreu krime çnjerëzore ndaj shqiptarëve të Kosovës që u dënuan nga tërë bota demokratike. Ne e kemi për borxh t’i zbardhim të gjitha viktimat re pas luftës sepse këtë ia kemi borxh viktimave dhe Kosovës. Heroit dhe dëshmorët e betejës së Logjës dhanë jetën e tyre për një Kosovë të lire dhe për vlera demokratike”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri i Kosovës Isa Musatafa deklaroi se shumë shpejt do t’i riprocedojnë në Kuvendin e Kosovës, ndryshimet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, por shtoi se nuk mund të përcaktoj një afat se kur do ta bëjnë këtë.

I pyetur nëse ka pasur kurdisje të votimit në seancën e kaluar, Mustafa theksoi se nuk mund të thotë se ka pasur kurdisje të votimit sepse ai është vullneti i lirë i deputetit për të votuar. Mustafa u ka bërë thirrje deputeteve që të kalojnë mbi veten dhe të votojmë Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se do të provojnë të bashkëpunojmë edhe me opozitën për këtë çështje, pasi sipas tij, kjo është çështje e kuvendit dhe jo e vetëm e pozitës apo opozitës.

Këto komente Mustafa i bëri pas një akademie përkujtimore kushtuar betejës së Loxhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat