Vazhdon beteja për emërimin e gjyqtarëve ndërkombëtar në kushtetuese

Kosova

Vazhdon beteja për emërimin e gjyqtarëve ndërkombëtar në kushtetuese

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 12:14

Avokati i deritashëm i Popullit Sami Kurteshi ia dorëzoi detyrën avokatit të ri të Popullit, Hilmi Jashari. Ky i fundit tha se prioritet i tij do të jetë mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Avokati i deritashëm i Popullit, Sami Kurteshi tha se ka arritur të përmbush detyrën e tij që të zgjidhë një mori të madhe të lëndeve.

Ndërsa, nuk e ka konsideruar si betejë të fituar çështjen e emërimit të gjykatësve ndërkombëtar në Kushtetuese, për të cilën tha se nuk ka asgjë personale dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kurse, avokati i ri i Popullit, Hilmi Jashari tha do të vazhdojë me punët e mbetura por se prioritet do të jetë mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut. Ai përmendi edhe çështjen e objektit më të përshtatshëm për Avokatin e Popullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat