Pejanët mund të paguajnë mbeturinat në Postë

Kosova

Pejanët mund të paguajnë mbeturinat në Postë

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 10:57

Qytetarëve të regjionit të Pejës u është mundësuar të paguajnë pa kurrfarë provizioni faturat e mbeturinave në zyrat postare të Postës së Kosovës.

Kjo është arritur me marrëveshjen mes Kompanisë Rajonale të Mbeturinave "Ambienti"dhe Postës së Kosovës.

Pagesatqë kryhen në institucione bankare ofrohen edhe në Postë, por me provizionin më të ultë në Kosovë, ose fare pa provizion, siç janë faturat për energji elektrike, ujë, mbeturina, etj.

Në Postë mund të paguhen edhe tatimi në pronë, tatime dhe kontributet për ATK-në, dënimet në trafik, pagesat e studentëve, pagesat e taksave gjyqësore, pagesat për licenca të ndryshme të institucioneve të shtetit, pagesa për dokumente personale, për regjistrim të automjeteve dhe shërbime tjera./kp

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat