Kurteshi i dorëzon detyrën Avokatit të Popullit, Hilmi Jasharit

Kosova

Kurteshi i dorëzon detyrën Avokatit të Popullit, Hilmi Jasharit

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 07:17

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën plenare të mbajtur më 2 korrik 2015, ka zgjedhur z. Hilmi Jashari, Avokat të ri të Popullit.

Kështu që sot në Zyrën Qendrore të IAP-së, do të bëhet dorëzim - pranimi i detyrës nga Avokati i deritashëm i Popullit, Sami Kurteshi, tek Avokati i ri i Popullit, Hilmi Jashari.

Me këtë rast, mediat mund të marrin pamje nga momenti i pranim – dorëzimit, ndërkaq më pas, Jashari dhe Kurteshi, do t’u drejtohen gazetarëve me deklaratat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat