E turpshme/ Çiftit të moshuar u vjedhin 67 biba, me të cilat siguronin jetesën (Video)

Kosova

E turpshme/ Çiftit të moshuar u vjedhin 67 biba, me të cilat siguronin jetesën (Video)

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 22:59

Hajnat i hynë në oborr, Ruzhdi Fejzës, në Llaushë të Podujevës e i’a vodhën gjithsej 67 biba.

E hajnat lanë keq këta të moshuar pasi shpezët i kishin shfrytëzuar për nevojat e tyre financiare, madje edhe për raste tejet të veçanta.

Dëmi që i’u bë ua ka rënduar edhe më shumë gjendjen pasi të dy jetojnë në një shtëpi të vjetër e me kushte të rënda, njofton Klan Kosova.

Policia ende nuk ka arritur të kapë ndonjë të dyshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat