Ymeri: E gjithë energjia po shpenzohet në negociata me Serbinë dhe Specialen

Kosova

Ymeri: E gjithë energjia po shpenzohet në negociata me Serbinë dhe Specialen

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 15:11

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri, ka reaguar përmes Facebook-ut ndaj deklaratës së kryeministrit Mustafa, në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas Ymerit, kryeministri Isa Mustafa përmes farsës së transparencës po dëshiron të na përgatisë për kompromisin e radhës rreth asaj që Ymeri e ka quajtur “Zajednicën”.

Ymeri ka thënë se Mustafa dikur thoshte se me të ardhur në pushtet do të ndërrohet qasja në bisedime, kurse sot 6 muaj pas krijimi të Qeverisë, jemi dëshmitarë se e gjithë energjia Kosovës po i shkon në negociata me Serbinë e në Gjykatën Speciale të imponuar po nga Serbia.

“S’duhet harruar se kompromisi mbi Zajednicën është bërë me t’u pranuar Marrëveshja e 19 Prillit, e diskutimet mbi formën e Asociacionit janë vazhdim i tij. Më këtë qasje, Isa Mustafa do të mbahet mend si ndjekësi më besnik i politikave të PDK-së drejt krijimit të entitetit autonom serb brenda Kosovës. Por ai duhet ta ketë të qartë që ndarja e Kosovës përmes Zajednicës është e papranueshme", ka shkruar Ymeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat