Reagon edhe Arben Gashi: Veprimet diskriminuese të Ragip Begajt janë të dënueshme

Kosova

Reagon edhe Arben Gashi: Veprimet diskriminuese të Ragip Begajt janë të dënueshme

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 14:13

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas deklaratave të Kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj, se një invalid me karrocë s’mund të marrë pozitën e Nënkryetarit të Komunës.

Deputeti i LDK-së ka thënë se një veprim i tillë është i dënueshëm dhe i papranueshëm.

“Te mos e pranosh z. Fetah Rudi për nënkryetar komune me arsyetimin se ai ka kufizime në lëvizje, në aspektin ligjor është e dënuesheme, në aspektin human është e papranueshme, në aspektin politik është diskriminuese. Mos te harrojm se z. Rudi është viktimë e bandave kriminale për uzurpimin e politikes se pas luftës në Kosovë. Me ty jam Fetah Rudi”, ka shkruar Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat