Ministri Demolli priti veprimtarin e çështjes kombëtare Hysen Gega i cili i dhuroi FSK-së dhjetëmijë euro

Kosova

Ministri Demolli priti veprimtarin e çështjes kombëtare Hysen Gega i cili i dhuroi FSK-së dhjetëmijë euro

Nga: Ragip GURAZIU Më: 5 korrik 2015 Në ora: 09:25

Te premten, ministri i FSK-së zoti Haki Demolli, priti veprimtarin e çështjes kombëtare zotin Hysen Gega nga fshati Sallagrazhdë i Suharekës. Hysen Gega për shkak të veprimtarisë së tij kombëtare ka qenë dy herë i burgosur dhe i dënuar nga ish shteti i Federatës Jugosllave. Në bazë të ligjit ʺPËR TË DREJTAT E ISH TË DENUARVE DHE TË PËRNDJEKURVE POLITIKËʺ Ai ka përfituar nga e drejta për të ‘kompensuar’ vitet e burgut.

Nga shuma e parave të Hysen Gega i ka bërë një dhurim (donacion) FSK-së prej dhjetëmijë (10 000) eurove. Me këtë rast Ministri Demolli çmoi lartë kontributin e gjeneratave të më hershme, që kanë bërë shumë për çështjen kombëtare dhe çlirimin e vendit. Veçanërisht ai çmoi lartë aktin e dhurimit të shumës së cekur FSK-në, për institucion më të besueshëm dhe më të rëndësishëm të vendit.

Ky akt i dhurimit është shumë i rëndësishëm, jo vetëm shumën e dhuruar, por edhe më i rëndësishëm për simbolikën dhe mesazhin që bartë në vete. Në takim ishin të pranishëm edhe Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant RrahmanRama, gjeneral brigade Enver Cikaqi dhe drejtori për Marrëdhënie me Publikun Ibrahim Shala. Në takim Hysen Gega shoqërohej nga Ahmet Gega babai i dëshmorit Fetah Gega, Halli Krasniqi dhe HetemKurtishaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat