Zemaj: Fetah Rudi nuk ka nevoj për "rehabilitim", por nevojë kanë ata që pushtetin e shohin si pronë

Kosova

Zemaj: Fetah Rudi nuk ka nevoj për "rehabilitim", por nevojë kanë ata që pushtetin e shohin si pronë

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 22:46

Debati i filluar në mesditën e sotme nga deklarata e kryetarit të Malishevës se Fetah Rudi nuk mund të jetë nënkryetar sepse është me aftësi të kufizuara, po vazhdon edhe në këto orë të vona. Pas asaj që Begaj i tha Zemajt se ai po flet pa argumente dhe se është dashur që ta rehabilitojnë,Fetah Rudin e jo të merret me koalicionin e vogël në Malishevë.
Ja postimi i plotë i Zemajt në Facebook:
“Kryetari i Malisheves zt, Begaj tek është ndier i fyer pse e pasna kritikue për deklaraten e tij në raport me veprimtarin Fetah Rudi.
Asnjë veprim nuk ju justifikon nga ajo që ju keni deklaruar për aftësin fizike të Fetahit, as paraqitja juaj me humanizem e "dashuri" ndaj personalitetit të tij, as marrëveshja me LDK-n në nivel lokal nuk e arsyeton deklaraten tuaj andaj ju nuk keni nevoj të brengoseni për atë sa ju njohe dhe sa di për ju, ju në fund të fundit e keni obligim të përfaqësoni pa dallim qytetarët e komunes suaj, bile edhe të kërkoni që ata që bënë atentat në Fetahun të dalin para drejtësisë.
Edhe për fund po ta theme Fetah Rudi nuk ka nevoj për "rehabilitim" nese ti dhe stafi juaj e kuptoni atë fjalë, sepse ai është një veprimtar i madhë për Lirin dhe Pavarsinë e këtij vendi, është një politikan që gjithmonë ka marrë voten e qytetarëve të Malishevës dhe i cili gëzon respekt të madhë anë e mbanë Kosovës. Ajo çka ka nevoj për rehabilitim është mendja e gjithë atyre që pushtetin e shohin si pronë të tyre.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat