​Lutfi Haziri blen plis në Panagjyrin e Gjilanit

Kosova

​Lutfi Haziri blen plis në Panagjyrin e Gjilanit

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 21:57

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës së sotme në Panagjyrin e Gjilanit, është shprehur i lumtur me mbarëvajtjen e tij dhe me numrin e madh të bizneseve që po marrin pjesë në të.

Pasi bleu një plis, disa libra dhe gjëra të tjera, kryetari Haziri tha se synimi është që të promovohet prodhimi dhe vlerat e regjionit të Anamoravës.

“Ne edhe vitin e kaluar, edhe sivjet e kemi promovuar prodhimin tonë, vlerat tona dhe po shkojmë me rritje. Më vitin e ardhshëm do të jetë edhe më i gjatë, e nuk do të jetë vetëm tri ditë. Do të shikojmë modalitetet tjera. Me rëndësi është që në Panagjyr po marrin pjesë mbi 100 biznese, kryesisht të regjionit tonë dhe që janë prodhime të vendit”, është shprehur kryetari Haziri.

Panairi Regjional i Prodhimeve vendore “Gjilani 2015”, i cili është organizuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit në bashkëfinancim me USAID-in, është hapur të enjten, derisa do të mbyllet sonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat