​Krusha e Madhe do të bëhet me zyrë për gjendjen civile

Kosova

​Krusha e Madhe do të bëhet me zyrë për gjendjen civile

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 19:51

Në fshatin Krushë e Madhe të komunës së Rahovecit, sot u vë gurthemeli për ndërtimin e objektit të zyrës së gjendjes civile.

Në vënien e këtij gurthemelit morën pjesë kryetari i komunës së Rahovecit,Idriz Vehapi, drejtori i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme,Sali Sallteku dhe banor të fshatit Krushë e Madhe.

Sipas drejtorit Sallteki, me ndërtimin e këtij objekti do t’u ofrohen kushte më të mira, së pari për punëtorët të cilët punojnë në këtë objekt,po ashtu do të ketë hapësirë më të madhe edhe për ruajtjen e dokumenteve të qytetarëve.

Ky objekti i cili nga sot ka filluar të ndërtohet, buxhetit të komunës së Rahovecit do t’i kushtojë 42,866 euro, sipërfaqja e këtij objekti do të jetë rreth 150 metra katror. Kurse rregullimi i këtij objekti pritet të përfundoj brenda këtij viti kalendarik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat