Zafir Berisha flet për ektremizmin fetar

Kosova

Zafir Berisha flet për ektremizmin fetar

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 19:33

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, në rrjetin social Facebook ka shkruar se ekstremizmi fetar asnjëherë nuk ka qenë i përhapur në Kosovë sikur tani. Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, thotë se Kosovës po i rrezikohet perspektiva evropiane.
“Anulimi i koncertit tradicional i cili është mbajtur për vendin mik SHBA-në është tregues i keq,dhe është simptomë që tregon se deri ku ka arritur brishtësia në Kosovë. Asnjëherë në historinë shqiptare ekstremizmi fetar nuk ka qenë prezent,dhe me ketë fenomen te rrezikshëm jemi duke u përballuar për herë të parë. Unë kam përshtypjen që nuk kemi ditur me u sjellë me ketë situatë të rënd në të cilën ka arritur vendi ynë, situate e cila rrezikon perspektiven evropiane të Kosovës. Klasa politike dhe institucionale duke qene e korruptuar deri ne ekstrem kanë lejuar që vendi te vjen në këtë situatë kaq të rënd. Mosveprimi me kohë për disa fenomene qe nuk kanë të bëjnë me shqiptarët siç është ekstremizmi fetar, parqet jo vetëm paaftësinë e qeveritarëve por paraqet edhe mungesën e patriotizmit dhe dashurin për vendin. Mosrealizimi i koncertit sot është mesazhi më i keq që Kosova jep botës demokratike, as edhe formimi eventual i Gjykatës Speciale nuk do te jet lajm më i keq se kjo që po ndodhë sot” (sic.), ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat