Qendra e Mjekësisë Familjare me mungesë të pediatërve

Kosova

Qendra e Mjekësisë Familjare me mungesë të pediatërve

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 16:48

Reparti i Pediatrisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Prishtinës është duke u ballafaquar me mungesë të pediatërve.

Që nga fillimi i këtij viti në këtë repart, punën e 7 mjekëve e kryejnë vetëm 5 prej tyre, që nga koha kur dy nga ta janë dalë në pension.

Për këtë ankohen vetë pediatërit të cilët thonë se po ka shumë pacientë dhe nuk po mund të kryejnë punën e 7 doktorëve.

Shefja e këtij reparti, Hamide Latifaj, tha se më e keqja e kësaj pune është se në këtë mënyrë nuk mund të ketë cilësi dhe trajtim adekuat, ashtu siç e meritojnë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, që janë fëmijët.

Latifaj: Nuk kemi cilësi

“Është shtuar edhe fluksi i pacientëve, është mbingarkuar puna shumë dhe thjesht jo që jemi lodhur por për të bërë një punë kualitative, për të pasur një shërbim cilësorë thjesht po duhet të kemi edhe kuadro. Pastaj është pjesa e fëmijëve që është një pjesë e ndjeshme që nuk dinë të treg ojnë se ku e ka hallin dhe kjo merr më shumë kohë për ta ekzaminuar komplet qysh duhet”, tha Latifaj.

Ajo, po ashtu, thotë se për shkak se pacientët e tyre janë fëmijë, ata e kanë shumë të vështirë t’i rezistojnë pritjeve të gjata. Gjithashtu, Latifaj thotë se tash është koha e pushimeve dhe nuk mund të ju mohohet e drejta për pushim verorë.

Latifaj: Fëmijët nuk mund të presin në radhë të gjata

“Për të pasur cilësi, është gjynah të kryhet një fëmijë që kërkon gjysmë ore kohë të kryhet për 10 minuta. Plus asaj rriten numri i pritjeve në korridor, fëmijët duke vjell, tash për shkak të verës që i kemi me temperatura. Pastaj, tash që është koha e pushimeve nuk mund të jau mohoj kolegeve të mija e po ashtu edhe vetit që kemi të drejtë për pushim, e kush po mbetet duke punuar po mbingarkohet dhe cilësi nuk mundesh të kërkosh atëherë�€ , tha ajo.

E për këtë gjë ka pasur edhe një konkurs më parë, por Ministria e Shëndetësisë e ka tërhequr atë pas.

Kjo, sipas drejtorit të Drejtorisë të Shëndetësisë së Komunës së Prishtinës, Arben Vitia, për shkak se, pas hapjes së konkursit nga ana e kësaj drejtorie dhe QKMF-së, Ministria e Shëndetësisë ka reaguar duke thënë se këtë punë mund ta kryejnë vetë mjekët familjarë, të cilët janë të obliguar dhe të trajnuar që të merren me të gjitha moshat.

Vitia: MSH e ka tërheq konkursin

“Si rrjedhojë QKMF e ka hapur konkursin, mirëpo pas hapjes së konkursit kemi pasur një reagim nga Ministria e Shëndetësisë për shkak të konceptit të Mjekësisë Familjare, pasi që në këtë koncept mjekët familjar janë të obliguar dhe të trajnuar që të merren me të gjitha moshat pa përjashtim, duke filluar nga moshat pediatrike deri tek ato veriatr ike dhe si rrjedhojë ne është dashur ta anulojmë si konkurs duke zbatuar në një farë mënyre atë që na e ka than ministria e shëndetësisë dhe atë që gjenet në ligjin për shëndetësi”, tha Vitia.

Sipas tij, zgjidhja e vetme mbetet krijimi i një Spitali të Qyteti, i cili do t’i zgjidhte të gjitha këto kërkesa të shumta. Ai tha se janë duke punuar në këtë drejtim së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, për hartimin e një plani të ri.

E deri atëherë, ai tha se do të punojnë me këtë Ministri për të gjetur një modul të përbashkët, duke mos e përjashtuar rrezikun që deri në krijimin e këtij Spitali të Qytetit të mbetet numri i pediatërve aq sa është edhe tani.

Vitia: Ekziston rreziku të mbetët numri i mjekëve kaq sa është

“Ekziston rreziku, por megjithatë ne jemi duke punuar me Ministrinë e Shëndetësisë që ta gjejmë një modal itet që deri sa të bëhet kjo ta gjejmë një zgjidhje të mesme, tash nuk mund të paragjykoj se fare, se këtë duhet ta diskutojmë me Ministrinë e Shëndetësisë deri sa të bëhet Spitali i Qytetit”, tha ai.

Mjekët e QKMF-së, kërkojnë dhe lusin institucionet vendore që të bëjnë një zgjidhje sa më të shpejtë, pasi që e krejt kjo, sipas tyre, shkon në dëm të fëmijëve të vendit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat