NISMA: Urime dhe faleminderit Amerikë!

Kosova

NISMA: Urime dhe faleminderit Amerikë!

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 16:29

NISMA për Kosovën, me anë të një komunikate për media, shpreh mirënjohje të thellë për gjithë ndihmën që SHBA-të dhe institucionet e saj shtetërore kanë dhënë për Kosovën.
“NISMA për Kosovën, me rastin e 239 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka kënaqësinë e veçantë t' ua përcjell urimet më të sinqerta institucioneve dhe tërë popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në urim.

Me këtë rast, shtohet më tej, “NISMA për Kosovën, në këtë ditë të veçantë, shfrytëzon rastin t' ju shpreh mirënjohje të thellë për gjithë ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe institucionet e saj shtetërore kanë dhënë për Kosovën dhe popullin e saj në këto vite vendimtare të historisë tonë shtetndërtuese”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat