MFSK dekoron Meltonin me medaljen ʺShërbimi i shquarʺ

Kosova

MFSK dekoron Meltonin me medaljen ʺShërbimi i shquarʺ

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 16:19

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli priti në vizitë lamtumirëse atasheun ushtarak të SHBA-ve në Kosovë majorin Thomas Melton.

Gjatë shërbimit të tij dy vjeçar në Kosovë, në kuadër të funksionit të atasheut ushtarak që ka pasur, majori Melton ka zhvilluar një aktivitet bashkëpunimi shumë të ngjeshur dhe të pa lodhshëm me MFSK dhe FSK-në.

Ministri i FSK-së, Haki Demolli e ka dekoruar majorin Melton me medaljen ʺShërbimi i shquarʺ, me motivacionin se ai ka dhanë një kontribut të çmuar nëngritjen, zhvillimin dhe procesin e transformimit të FSK-së.

Po ashtu, me këtë rast edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama majorit Melton i ka shpreh falënderimin e tij me ʺMirënjohje Falënderimiʺ për kontributin e dhanë në zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të ushtrisë së SHBA-ve dhe FSK-së.

Sipas një komunikate të MFSK-së, majori Melton shprehu kënaqësinë e tij, që ka pasur rastin të punojë në Kosovës konkretisht me MFSK-në dhe FSK-në, duke theksuar se ky bashkëpunim ka qenë i dy anshëm dheshumë i lehtë sepse ka pasur të bëjë me personashumë bashkëpunues dhe profersional.

Në takim përveç ministrit Demolli dhe Komandantit Rama, ishin të pranishëmedheShefi i Kabinetit të Ministrit Xhevdet Halili, Drejtori i Departamenti për Siguri dhe Bashkëpunim kolonel Ilir Qeriqi dhe Shefi i Njësisë së Protokollit Gafurr Dugolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat