Rinia e PDK-së shënon ditën e pavarësisë së SHBA-së

Kosova

Rinia e PDK-së shënon ditën e pavarësisë së SHBA-së

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 15:35

Rinia Demokratike e Kosovës, injoron supozimet e mundshme për sulmet terroriste dhe publikisht shënon përvjetorin e pavarësisë së SHBA-ve.

Përkundër që Komuna e Prishtinës, me asnjë aktivitet kulturor nuk e shënoi përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Rinia Demokratike e PDK-s, organizojë një varg aktivitetesh në shënimin e kësaj dite. Rinia Demokratike për kontributin e SHBA-ve, në lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës, zhvilloi aktivitet në sheshin “Bill Kllinton” të kryeqytetit.

Kryetarja e Rinisë Demokratike Shpresa Rama me këtë rast u shpreh se RDK ka organizuar këtë aktivitet në nderim të 239 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, ku ka shpërndarë 239 flamuj si dhe 239 telegrame urimi për popullin amerikan nga qyetarët e Kosovës.

“Rinia Demokratike e Kosovës shpreh mirënohje dhe falenderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan për mbështetjen që na e ka dhënë në kohët më të vështira dhe vazhdon të na qëndrojë pranë edhe sot” ka thënë Rama.

Në këtë aktivitet përveç qyetarëve të shumtë morën pjesë aktori i Holivudit Armand Asante, regjisori Holivudian Jakob Sedlar, aktori kosovar Mensur Sefqiu si dhe drejtues të Shoqatës Miqtë e Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat