Thaçi viziton Italinë

Kosova

Thaçi viziton Italinë

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 15:07

Hashim Thaçi, Zëvendëskryeministër i Kosovës dhe Ministër i Punëve të Jashtme, të hënën do të udhëtojë për në Itali, ku do të pritet nga homologu i tij italian, Paolo Genteilioni.

Ai këtë e ka bërë të ditur me një postim në llogarinë e tij në Twitter.

Thaçi në Itali do të pritet nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Paolo Genteilioni.

Sipas njoftimit të Thaçit, ai dhe delegacioni kosovar do të bëjnë një vizitë edhe në Senatin italian dhe institucionet tjera të larta, për të promovuar progresin e Kosovës në rrugën drejtë Bashkimit Europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat