Shtimi i masave të sigurisë vërehet edhe sot, polica thotë se nuk ka vend për panik

Kosova

Shtimi i masave të sigurisë vërehet edhe sot, polica thotë se nuk ka vend për panik

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 14:09

Prezenca e shtuar e policëve në Prishtinë Prezenca e shtuar e policëve në Prishtinë
Numri i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nëpër sheshet e kryeqytetit dhe afër institucioneve, po vërehet shumë edhe të shtunën, më 4 korrik.

Këtë e dëshmojnë edhe fotot të bëra nga lajmi.net. Kurse nga Policia e Kosovës, bëjnë të ditur se ky institucion, në bazë të vlerësimeve, ndërmerr veprime për shtim të masave të sigurisë.
Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, në një prononcim për lajmi.net, ka thënë se policia është duke vazhduar edhe sot në realizimin e detyruarve për ruajtjen e sigurisë.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se gjendja është e qetë dhe nuk ka nevojë për panik.
“Policia e Kosovës në bazë të vlerësimeve të saja të sigurisë në vend, ndërmerr edhe veprime me prezencë shtesë të
Policisë së Kosovës, dhe me këtë është duke vazhduar me realizimin e detyrave policore me qëllim të ruajtjes dhe rendit të sigurisë publike ne vend”.
“Nuk ka vend për asnjë lloj panik nga ana e qytetarëve dhe opinionit”, ka thënë Kelani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat