Tahiri: Një kompani serbe do të ketë licencë të përkohshme të telefonisë

Kosova

Tahiri: Një kompani serbe do të ketë licencë të përkohshme të telefonisë

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 14:01

Kosova është e gatshme që të vazhdojë dialogun me Serbinë në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, takimi në nivel kryeministrash pritet të mbahet shpejt. Ndërsa, në takimin e fundi, bisedimet për asosacionin e komunave serbe kanë bërë që të mos arrihen marrëveshjet për telekomin dhe heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër.

Kështu ka thënë për KosovaPress ministrja për dialog, Edita Tahiri, e cila ka shtuar se marrëveshja për telekomin është arrit që pala serbe të ketë një licencë të përkohshme të telefonisë mobile.

Tahiri: Asosacioni s’do të ketë kompetenca ekzekutive

“Për çështjen e kodit telefonik është arritur pajtimi dhe tani pritet aprovimipolitik në takimin e radhës nga ana e kryeministrave se pajtimi është arritur në nivelin teknik të bisedimeve. Ndërsa për çështjet e asoscionit të komunave me shumicë serbe ka pasur përparime por dallimet mbeten ende të madhe për shkak të disa kërkesave jo reale që i paraqiti Serbia e që lidhen me qëndrimet tona kategorike që asosacioni nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive, të shohim në takimin e radhës se çarë do të ndodh”, tha Tahiri.

Aj o po ashtu ka thënë se takimi i radhës në nivel kryeministrash varet nga Bashkimi Evropian dhe ftesa e Federica Mogherini. Po ashtu sipas Tahirit, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të themelohet asosacioni dhe të funksionoj në bazë të ligjeve të Kosovës.

Tahiri: Takimi i radhës besoj që do të ndodh shpejt

“Kjo varet nga Bashkimi Evropian varësisht kur zonja Mogherini e vlerëson se janë krijuar kushtet unë besoj që shpejtë do të ndodhë.Partnerët ndërkombëtarë zakonisht mbështesin një zgjidhje e cila del nga pajtimi i palëve në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Mirëpo, pajtimi edhe i tyre është rreth asaj se ky asosacion duhet të themelohet dhe të funksionoj në pajtim të plotë me ligjet e Kosovës. Ndërsa, qëndrimi ynë është që asosacioni nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive seps e Kushtetuta e Republikës së Kosovës e bënë të qartë se sistemi politik i yni është me dy nivele, është qeveria qendrore dhe komunale si nivele ekzekutive”, tha Tahiri.

Ajo po ashtu ka thënë se marrëveshja për telekomin është arrit që pala serbe të ketë një licencë të përkohshme të telefonisë mobile.

Tahiri: Një kompani do të ketë licencë të përkohshme të telefonisë mobile

“Marrëveshja për telekomin është e qartë, Kosova do të merr kodin telefonik 383 nga ITU-ja për Kosovën do të aplikoj Austria. Kosova do të jetë vet administruese e këtij kodi dhe nuk ka lidhje me operatorët. Është e vërtet që me marrëveshjen për telekomin parashihet që të ketë një licencë e përkohshme për një kompani por kjo nuk ka të bëjë me operatorin e tretë mobil sepse operatori i tretë mobil në Kosovë mund të vjen vetëm me një tenderim ndërkombëtar”, tha Tahiri.

Tahiri ka thënë se për urën e janë përafruar qëndrime, por sipas saj nuk janë arrit të nënshkruhen pasi pengesë ka qenë mospajtimet për asosacionin.

Tahiri: Për urën janë përafruar qëndrimet

“Për telekom është mbërri marrëveshja. Për këto dy tema të tjera është diskutuar por ne si palë në këto bisedime kemi insistuar që të kemi marrëveshje në pako, pra që gjitha marrëveshjet të arrihet por dallimet edhe mos pajtimet kanë qenë tek asosacioni ...Për urën janë përafruar qëndrimet parimi do të jetë se ura do të hapet edhe për qytetar edhe për automjete. Por me një proces gradual me një 1 tetor pritet heqja e barrikadës , parkut që është aty dhe pastaj Bashkimi Evropian fillon revitalizimin e urës që pritet të j etë 6 muaj. Pastaj bëhet hapja për këmbësor dhe në një fazë të më vonshme për automjete”, tha Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat