Parlamenti Studentor i Universitetit të Mitrovicës u prit sot nga Kryeparlamentari Veseli

Kosova

Parlamenti Studentor i Universitetit të Mitrovicës u prit sot nga Kryeparlamentari Veseli

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 13:35

Parlamenti studentor i Universitetit të Mitrovicës "Isa Boletini" së bashku me disa nga përfaqësuesit e Këshillave studentorë të fakulteteve, në kuadër të aktiviteteve të tyre, dje ishin në vizitë te kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryetari i parlamentit studentor, Fitim Latifaj ne hapjen e takimit e njoftoi kryetarin e Kuvendit për punën dhe progresin e Universitetit të Mitrovicës. Ai tha se ky universitet po bënë hapa të rëndësishëm drejt të ardhmes së suksesshme, krejt kjo falë angazhimit dhe përkushtimi të stafit akademik, udhëheqjes si dhe studentëve në proceset e këtij zhvillimi.

Kryetari i PS poashtu nënvizoi nevojën që punimet e kampusit universitar të përfundojnë sa më shpejtë.

Veseli tha se ai është i kënaqur me punën dhe arritjet e UMIB, ku sipas tij, edhe pse ky universitet ka vetëm dy vite që është themeluar, në këtë afat kohor ka bërë hapa të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilesisë dhe kualitetit të mësimdhënies.
Veseli tha që kampusi i ri universitar do të përfundojë së shpejti, i cili do të kishte ndikim të rëndësishëm në hapat drejt arritjeve të standardeve më të larta.

Kreu i Kuvendit u njoftua edhe rreth programeve të studimit, rreth numrit të studentëve që vijojnë studimet në këtë universitet si dhe marrëdhënieve të bashkëpunimit të UMIB me universitetet e tjera në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat