PD: Roli i SHBA-ve në Kosovë, jetik dhe i pazëvendësueshëm

Kosova

PD: Roli i SHBA-ve në Kosovë, jetik dhe i pazëvendësueshëm

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 12:22

Partia e Drejtësisë, i uron mbarë popullit amerikan, 4 korrikun-Ditën e Pavarësisë, duke shprehur mirënjohje të thellë për gjithë angazhimin që ky shtet ka bërë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

"Roli i Shteteev të Bashkuara të Amerikës për konsolidimin e paqes, demokracisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe për realizimin e qëllimeve strategjike të vendit tonë është jetik, i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm.

Shqiptarët në përgjithësi dhe qytetarët e Republikës së Kosovës në veçanti, e çmojnë lart mbështetjen e Qeverisë dhe popullit amerikan për Kosovën, që është dhënë në të gjitha periudhat, por që vazhdon edhe në këtë kohë.

Andaj, populli shqiptar këtë datë historike, e konsideron edhe si datë të tij, dhe bashkëndan gëzimin me të gjithë popullin amerikan, duke i uruar dhe përgëzuar për përvjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve", thuhet në urimin e PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat